11 modele BMW me zero kilometrazh gjinden në një depo në Bullgari

04 janar 2019 | 21:40

Jo një, jo dy, por njëmbëdhjetë modele BMW E34 5-Serie u gjetën në një depo të vjetër në Blagoevgrad të Bullgarisë, me zero kilometrazh.

Sipas AutoClub, makinat të cilat nuk janë vozitur apo regjistruar kurrë, janë pjesë e një marrëveshje të dështuar të shitjes, por detajet momentalisht janë të paqarta se përse dikush do të preferonte t’i ruante ato në vend që t’i përdorte ose t’i rishiste.

Nga ajo që ne mund të shohim në foto, makinat janë modele 520i dhe 525i.

Të gjitha njëmbëdhjetë makinat do të shkojnë në një ankand në Bullgari, me çmime që thuhet se fillojnë nga 15,000 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, përmes një postimi…