11 orë diskutime, çfarë u kërkoi Edi Rama ministrave në ditën e parë të mbledhjes në Shëngjin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur Shëngjinin për zhvillimin e një mbledhjeve informale dyditore të qeverisë.
Synimi parësor i kësaj mbledhje ka qenë analizimi i realizimit të detyrave të lëna nga mbledhja e ngjashme zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë, përfshi fushat prioritare të qeverisjes për vitin që sapo ka nisur, raporton TCh.
Takim i qeverisë në Shëngjin ditën e parë është ndarë në dy pjesë.
Pjesa e parë ka një karakter politik, ku nisi me një fjalë të kryeministrit Edi Rama për arritjet e vitit që lamë pas dhe sfidat e 2024.
Edi Rama e ka vënë theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë.
Kjo kërkesë e kryeministrit erdhi pas fjalës të kryetarit të grupit parlamentar Bledi Çuçi, ku u fokusua te seancat e shkuara plenare, duke bërë një bilanc sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet e depozituara në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve.
Bleci Çuçi më tej, ka analizuar edhe prezencën e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione.
Në këtë mbledhje, është diskutuar po ashtu takimet e ministrave me deputetët, sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale. Në fokus të analizës së Bledi Çuçit, ishte edhe performanca e deputetëve në debate publike, diskutimet në seanca e komisione dhe prezenca në zonat elektorale.
Pjesa e dytë e mbledhjes iu dedikua aspekteve teknike.
Ministrat të do të shpalosin synimet kryesore për vitin 2024. Kësaj mbledhje i është bashkuar edhe Blendi Gonxhja i propozuar nga kryeministri për të mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Megjithëse nuk është dekretuar ende si ministër Blendi Gonxhja, u bë pjesë e mbledhjes pasi përdorimi teknologjisë fushë të cilën ai do të mbulojë, është prioritet i qeverisë, duke e shtrirë të tenderat dhe prokurimet publike.
Qeveria do të vazhdojë mbledhjet informale edhe këtë të mërkurë në Shëngjin.
Në fokus do të jenë objektivat e qeverisë gjatë 2024-s dhe do të vijojë analizimi realizimit të detyrave lënë nga mbledhja e zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë.
Mbledhjet ditore do të përmbyllen sot, me një takim mes kabinetin qeverisës, po me dyer të mbyllura.