11 pacientë me Covid në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë
22 shkurt 2021
| 09:08
Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar aktualisht 57 pacientë me koronavirus.
Sa i përket gjendjes së pacientëve gjashtë pacientë janë në respirator (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 569 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 36 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
12 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, nëntë normale dhe tre me prerje cezariane.