11 persona vdiqen gjatë këtij viti në vendin e punës
27 dhjetor 2019
| 12:37
Inspektorati i Punës sot ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka shpalosur angazhimet e tyre për vitin 2019.
Gjatë kësaj konference u bë me dije se gjatë këtij viti 11 persona kanë vdekur në vendin e punës.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij inspektorati, Valon Leci, ka thënë se gjatë këtij viti kanë realizuar 10 000 inspektime.
Po ashtu, në këtë konferencë është theksuar se Inspektorati i Punës ka gjithsej 37 inspektorë dhe është kërkuar që të shtohet numri i inspektorëve.