Më 11 prill testet fizike për gjyqtarë
Komisioni i Gjyqtarëve të FFK-së e ka si prioritet kryesor përsosjen profesionale dhe mbajtjen në nivel gjendjen fizike të gjyqtarëve.
Ndaj, në këtë drejtim me qëllim të ri-vlerësimit të gjendjes fizike të gjyqtarëve, Komisioni i Gjyqtarëve do të organizojë testet fizike në stadiumi me bar sintetik në Gjilan.
“Më datë 11 prill në ora 10:00 do të mbahen testet fizike për gjyqtarët kryesor të Superligës, Ligës së Parë dhe gjyqtarëve të kategorive tjera të cilët nuk i kanë kaluar testet fizike. Ndërsa, në ora 12:00 mbahet ‘YoYo’ testi me gjyqtarët dhe asistentët të cilët janë në programin për Mentorë dhe Talentë. Të enjten me datë 12 prill në ora 10:00 do të mbahen testet fizike për asistentë të Superligës, Ligës së Parë dhe asistentëve të kategorive tjera të cilët nuk i kanë kaluar testet fizike”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)