11 raste aktive me Covid-19 në Malishevë
18 tetor 2020
| 17:30
Të dielën në territorin e Komunës së Malishevës nuk është regjistruar asnjë rast i ri me Covid-19.
Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt zyrtar të monitorimit të situatës me pandemi, në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, raporton “Epoka e re”.
Numri i rasteve aktive me Covid në këtë komunë është 11.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Që nga fillimi i pandemisë me virusin korona, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar gjithsejtë 262 persona të prekur me Covid-19, prej tyre 227 persona janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa aktiv me Covid-19 janë edhe 11 persona.