11 raste të reja me Covid dhe 1 mijë e 837 të vaksinuar

17 dhjetor 2021 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 11 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 837 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 651 845 doza të vaksinës. Deri më sot 775 898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 734 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 941. Në total numri i rasteve aktive është 317”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata me pandeminë Covid-19 po bëhet gjithnjë e më alarmante…