11 raste të reja me Covid dhe 30 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 11 raste të reja me Covid.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore janë dhenë 30 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës. Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 638 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.528. Në total numri i rasteve aktive është 428”, ka njoftuar MSh-ja.