11 raste të reja me Covid në Kosovë
15 dhjetor 2021
| 15:00
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.985 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.
Në total numri i rasteve aktive është 314.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës.
Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.