11-shja më e shtrenjtë në botë
26 dhjetor 2023
| 12:50
Portali gjerman “Transfermarkt” ka publikuar 11-shen më të shtrenjtë në botë.
Treshja e sulmit udhëhiqet nga Haaland dhe Mbappe që vlejnë 180 milionë euro dhe Vinicius Junior që vlen 150 milionë euro.
Ndërsa mesfusha përbëhet nga ylli i Realit, Bellingham që vlen 180 milionë euro dhe Rodri 110 milionë euro. Pjesë e mesfushës më të shtrenjtë është edhe dyshja e Arsenalit, Saka-Rice. Treshja mbrojtëse është Gvardiol, Ruben Dias dhe Saliba. Ndërsa portieri më i shtrenjtë është ai i Milanit, Mik Maignan.