11 shtatori | 22 vjet pas tragjedisë identifikohen edhe 2 viktima të tjera
Dita e nesërme do të jetë 22-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit.
Rrëzimi i Kullave Binjake në Nju Jork nga Al Kaeda la të vdekur 2753 persona.
Në prag të këtij përvjetori, autoritetet e Nju Jorkut kanë njoftuar se janë identifikuar edhe dy viktima nga tragjedia e 11 shtatorit 2001.
Emrat e tyre nuk janë bërë publike, pasi kjo ka qenë kërkesa e familjarëve të viktimave. Ata janë përkatësisht viktima e 1648 dhe 1649. Viktimat janë identifikuar nga zyra e mjekësisë ligjore falë testeve të avancuara të ADN-së.
Zëdhënësi i kryebashkiakut të Nju Jorkut ka bërë të ditur këtë lajm për mediat dhe publikun.
Pas 22 vitesh tragjedia e 11 shtatorit ka lënë akoma gjurmë të pashlyeshme në popullin amerikan, si fatkeqësia më e madhe e ndodhur pas asaj të “Pearl Harbour” gjatë Luftës së Dytë Botëtrore.
“Ne shpesh reflektojmë për atë që ndodhi më 11 shtator, por unë mbaj mend edhe datën 12”, tha kreu i bashkisë së Nju Jorkut, Erik Adams, i cili ka qenë ish-kapiten policie në ekipin e shpëtimit më 11 shtator.
Megjithatë mbeten ende mbi 1000 viktima të paidentifikuara. Dëmi që u krijua pas shembjes së Kullave: flakët e zjarrit, pluhuri dhe çeliku zhdukin çdo gjurmë ADN-je dhe e bëjnë të pamundur identifikimin e viktimave.