11 sulmuesit që zhgënjyen në Premier Ligë
Tabloidi i njohur anglez, “The Sun”, ka renditur 11 sulmuesit e shkëlqyeshëm, që kanë zhgënjyer më së shumti në Premier Ligë, që nga viti 2000. Referuar dy dekadave të fundit, nga këto 11 emra të spikatur, 8 prej tyre kanë luajtur në La Liga (Spanjë).
Diego Forlan – Ai nuk pati fat te Manchester United, ku luajti nga viti 2004 deri më 2005. I duheshin 34 ditë për të shënuar. Kur u largua që aty, uruguaiani triumfoi në Spanjë.
Fernando Morientes – Mund të befasojë përfshirja e “Moro” në këtë listë, i cili edhe pse nuk ishte një yll i shkëlqyer te Liverpool, shënoi 8 gola në 41 ndeshje.
Hernan Crespo – Futbolli anglez nuk i shkonte për shtat argjentinasit, si ai italian. Në Premier Ligë mundi të shënonte vetëm 20 gola, teksa kurrë nuk ishte startues i padiskutueshëm.
Andriy Shevchenko – Në tri vite me Chelsea, ai nuk ishte ylli i madh, që shkëlqeu me Milanin. Nënshkrimi i tij ishte i shtrenjtë, por në Londër nuk i shijuan aftësitë e ukrainasit ashtu siç mendonin dhe prisnin. Ai shënoi 9 gola në 48 ndeshje.
Robinho – Ai erdhi si yll nga Real Madridi, por në tri vite nuk e arriti evolucionin, që e imagjinuan të gjithë. Ai shënoi 14 gola në 3 sezone si “qytetar”.
Radamel Falcao – “Tigeri” është kritikuar dy herë. As te Manchester United dhe as te Chelsea nuk arriti të kishte ndikimin spikatës si me Atletico Madrid dhe Porton.
Roberto Soldado – Spanjolli nuk bëri mirë në Londër. Ai mundi të shënonte vetëm 7 gola me “Spurs”. Harry Kane do të spikaste në rolin dhe vendin e tij, ndaj krahasimet nuk lënë shije të mirë për të.
Pato – Koha e tij në Chelsea ishte zhgënjyese. Braziliani nuk e shfrytëzoi potencialin që kishte treguar te Milani. Ai shënoi vetëm një gol.
Gonzalo Higuain – Ai shkëlqeu në Spanjë dhe Itali, por jo në Angli. Tifozët e Chelsea nuk mbajnë mend një kujtim të dashur nga “Pipita”, sepse performance e tij ishte sterile.
Morata – 66 milionë euro të paguara nga Chelsea për sulmuesin spanjoll, i cili ende iu përket bluve, edhe pse Atletico Madrid do të nënshkruajë këtë verë blerjen përfundimtare. Një tjetër sulmues, që nuk ia doli në Londër dhe Premier Ligë.
Sergei Rebrov – Tottenham pagoi 16 milionë euro për lojtarin rus të Dynamo Kiev. Ai, gjithashtu, luajti me West Ham, por rezultoi një nga zhgënjimet e mëdha të dy dekadave të fundit në Premier Ligë.