11-të kandidatë në garë për drejtor të ATK-së, ja emrat
Për pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kanë aplikuar 11 kandidatë.
Burime nga Ministria e Financave i kanë thënë IndeskOnlinen se për këtë pozitë kanë konkurruar Besim Ahmetaj, Hamdi Hoxha, Sakip Imeri, Njazi Asllani, Malush Krasniqi, Bashkim Shala, Hisen Lipovica, Merita Shoshi, Ilir Murtezaj, Fadil Halili dhe Ruzhdi Zeqiri.
Sipas burimeve një pjesë e madhe e këtyre kandidatëve aktualisht kanë pozita menaxheriale ose kanë pasur në të kaluarën. Ndërsa dy emrat e fundit sipas burimeve janë kandidatë të jashtëm.
Më 7 qershor, në orën 16:00 është mbyllur konkursi i hapur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për drejtor të Administratës Tati0more të Kosovës (ATK).
Sipas konkursit, drejtori ka mandat katërvjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat, me vendim të kryeministrit, bazuar në performancën sipas rekomandimit nga ministri, pa zhvilluar procedurat e rekrutimit.
Përshkrimi i kualifikimeve, përvojës dhe aftësive të kërkuara: Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; Të ketë diplomë universitare nga fusha e ekonomisë, juridikut apo në fusha të ngjashme, e lëshuar nga universitetet me programe të akredituara në Republikën e Kosovës apo e nostrifikuar sipas legjislacionit në fuqi;
Të ketë tetë (vjet përvojë pune, prej tyre pesë (5) vjet përvojë në pozitë menaxheriale; Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale me aktgjykim të formës së prerë; Të mos jetë përjashtuar nga puna për shkelje të rënda disiplinore; Të mos ketë konflikt interesi sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës. Ky konkurs është shpallur, më 8 maj dhe është mbyllur të premten me 7 qershor në orën 16:00).