11 të vdekur dhe 259 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

18 shtator 2021 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 259 raste të reja me Covid-19.

Sipas raportit 11 qytetarë të Kosovës kanë humbur betejën me koronavirusit brenda ditës.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.
Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mino Raiola ka filluar të shfaqet përsëri në publik pas…