11 të vdekur nga Covidi në Kosovë

26 prill 2021 | 15:04

11 persona e kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar poashtu se 545 persona janë shëruar, kurse janë regjistruar 154 raste të reja me Covid.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (92, 80, 66 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 72 vjeç), Mitrovicë 2 raste (83, 70 vjeç), Drenas 1 rast (72 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (72 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 104.196 raste nga 522.303 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.140 raste të vdekjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të (SHBA) në Serbi, Anthony…