
11 të vrarë në incidentin e armatosur në Virginia Beach
01 qershor 2019
| 01:21
Së paku 11 persona kanë mbetur të vdekur pas një incidenti, të premten pasdite, në Virginia Beach të SHBA-së.
Të shtënat me armë janë dëgjuar brenda një ndërtese komunale.
I dyshuari në këtë ngjarje ka mbetur i vdekur në aksident, dhe ka qenë punëtor në zyren komunale.
Sulmuesi qëlloi me armë edhe një polic, por i cili mbijetoi për shkak të antiplumbit, raporton “KTV”-ja.
Së paku 6 persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor.