11 viktima, 223 të infektuar dhe 44 të shëruar në Shqipëri
Një 79-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën sot në Spitalin Infektiv si pasojë e koronavriusit, duke e çuar në 11 numrin e viktimave.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për media tha se janë 11 raste të reja, ndërsa në total janë 223 persona të infektuar me koronavirus.
Deri tani janë testuar 1 526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID 19, 223 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
– Tiranë 124 raste
– Durrës 14 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë2 raste
– Korçë 14 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 7 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast