11-vjeçarit i hiqet një figurë shahu nga rrugët e frymëmarrjes
Një fëmije 11-vjeçar i është shpëtuar jeta, pas komplikimeve që kishte pësuar si pasojë e pakujdesisë, ku një figurë e shahut, i kishte kaluar në rrugët e frymëmarrjes.
Fëmija së pari ishte sjell nga familjarët në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vështirësi të theksuara në frymëmarrje dhe saturim të oksigjenit-69.
Nga Shërbimi Klinik Emergjent, i mbështetur me oksigjenoterapi, transferohet në sallën e Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) të QKUK-së, ku edhe bëhet trakeobronkoskopia me bronkoskop rigjid dhe arrihet të largohej trupi i huaj (figurë shahu) nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes.
Ndërhyrja ishte shumë e vështirë për shkak të dimensionit të madh të trupit të huaj dhe pozitës së tij në rrugët e frymëmarrjes.