
11 vjet nga miqësorja historike
Miqësorja e konsideruar si historike, në mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Haitit, e cila ishte takimi i parë ndërkombëtar nën monitorimin e FIFA-s, ndodhi më 5 mars 2014, dhe përfundoi me rezultat 0-0.
Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë që kishte marrë pamjen e një stadiumi evropian, ishte arena e përballjes së parë historike ndërkombëtare për “dardanët”. Mbi 17 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur këtë lojë historike, ndërkohë që aty nuk munguan edhe udhëheqësit kryesorë të shtetit të Kosovës, duke filluar nga presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari.
“Që atëherë, futbolli ynë ka bërë hapa gjigantë përpara, si pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s që nga maji i 2016-s, duke frymëzuar breza të rinj për të ndjekur ëndrrat e tyre. Një moment që ndryshoi gjithçka!”, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës.