11 vjet nga themelimi i Nismës, Limaj: Do të vazhdojmë të angazhohemi për në një të ardhme më të mirë për Kosovën

28 shkurt 2025 | 13:42

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sot është 11-vjetori i themelimit të subjektit politik që ai drejton.

Në një postim në “Facebook”, Limaj ka thënë se për 11 vjet, Nisma Socialdemokrate ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës dhe është angazhuar për një shoqëri më të drejtë, barabartë dhe më të zhvilluar.

“Bashkë kemi qenë pjesë e një rrugëtimi të gjatë dhe aspak të lehtë, duke u ballafaquar me sfida të ndryshme, por në asnjë moment, për asnjë çast, nuk kemi harruar qëllimin tonë: Kosova e para!”.

“NISMA do të vazhdojë të jetë e angazhuar dhe e përkushtuar për të kontribuar në një të ardhme më të mirë e të sigurt për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Limaj.

Më tutje, ai i ka falënderuar të gjithë aktivistët dhe pjesëtarët e Nismës për kontributin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë vjet pas aksidentit në Meribel, një zbulim i gazetës…