11 vjet pa Arbër Xhaferin
Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSh-së në Maqedoni, Arbër Xhaferi, në moshën 64-vjeçare.
Xhaferi vuante nga sëmundja e parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.
Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994 synonte krijimin e një sistemi me dy dhoma në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.
Ishte një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Arbër Xhaferi lindi në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve ’90, u rikthye për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më vonë ndryshoi emrin në Partia Demokratike Shqiptare. /KosovaPress/