110 kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë, Kurti: 3 janë nga diaspora

18 dhjetor 2024 | 21:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se nga lista prej 100 kandidatëve, tre vijnë nga diaspora.

“Numri i kandidatëve nga mërgata është 3. Mosha mesatare e listës së kandidatëve është 44.6 vjeç. Në këto 20 vendet e para në listën fituese prej 110 vetash, 10 janë gra dhe 10 burra”, ka thënë Kurti.

Ai ka pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje garën e ka me vetën.

“Në Republikën e Kosovës kësaj radhe zhvillohen tri gara elektorale, janë ata që garojnë me pragun, janë ata që garojnë mes vete në garën e predendentit serioz dhe janë ata që garën e kanë me vetveten”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka kritikuar persoant që…