110 persona u kthyen në Kosovë nga Siria, 74 janë fëmijë
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas të Kosovës, katër luftëtarë 32 gra dhe 72 fëmijë, përfshirë 9 të vdekur.
“Janë kthyer 110 shtetas kosovar, 4 luftëtar, 32 gra 74 fëmijë dhe 9 fëmijë që kanë humbur fëmijët në luftë. Të gjithë personat që kanë kryer vepra penale do të dalin para drejtësisë, ndërsa të tjerët do të rehabilitohen”, është shprehur ai gjatë një konference për media.
Ai ka theksuar se katër luftëtarët e kthyer nga Siria do të dalin para drejtësisë dhe ndaj tyre do të veprohet konform ligjit.
“Policia me urdhër të Prokurorisë, ka arrestuar 4 persona, luftëtarë të kthyer ndaj të cilëve do të veprohet konform ligjit. Ne po punojmë në identifikimin për kthimin edhe të qytetarëve të tjerë që gjenden atje”, ka thënë ai, transmrton “EO”.