111 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

03 gusht 2021 | 10:36

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 111 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshm

“59 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 72 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Sipas këtij njoftimi, në QKUK janë të shtrirë 78 pacientë, 36 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 56 me oksigjeno-terapi.

“Klinika Infektive, 40 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë”, bëhet me dije në njoftim.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 33 pacientë, 23 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 16 me oksigjeno-terapi.

“Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Pejës, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës 1 pacient”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Shqiprim Pula Republika e Kosovës po kalon nëpër njërën…