Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën, kërkohet liberalizimi i vizave
Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar një rezolutë e cila është përgatitur nga raportuesi për Kosovën në këtë institucion, Igor Sholtes, ku kërkohet liberalizimi i vizave.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, ka thënë se qëndrojnë prapa vlerësimit se Kosova ka përmbushur kriteret për heqjen e vizave.
“Qëndrojmë mbrapa vlerësimit që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë Hahni.
Ndërsa, në emër të Këshillit të BE-së, sekretarja e Shtetit të Austrisë, Karoline Edtstadler, ka thënë se ky këshill është duke shqyrtuar propozimin për liberalizimin e vizave. Pavarësisht kësaj, ka thënë se nuk kanë ndonjë afat para tyre në lidhje me vendim për vizat. “Sidoqoftë, përgjegjësia është mbi Kosovën që të vazhdojnë reformat”, ka thënë ajo.