112 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

05 gusht 2021 | 10:42

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se 112 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

“72 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 74 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në QKUK janë të shtrirë 67 pacientë, 32 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 51 me oksigjeno-terapi.

“Klinika Infektive, 34 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë”, thuhet në njoftimin për media.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 45 pacientë, 40 prej tyre Covid-19 pozitivë, 23 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 14 pacientë
– Spitali i Pejës, 13 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës sot pritet ta mbledhë Këshillin Drejtues…