113 aktakuza kundër 145 personave në 24 orët e fundit

18 dhjetor 2020 | 11:37

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e trembëdhjetë (113) aktakuza kundër njëqind e dyzetepesë (145) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tensioneve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit, si…