113 milionë euro pagoi qeveria për dy vjet për rrymën në veri

15 nëntor 2023 | 14:12

Më shumë se 63 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2022 për mbulimin e energjisë së shpenzuar në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kështu ka bërë me dije kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ndërsa në total për vitet 2021-2022 shuma e paguar për veriun është 113 milionë euro.

I pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, lidhur me këto pagesa, Mehmeti ka thënë se shuma totale është 63.1 milionë euro.

“Një ndër sfidat kryesore që është jashtë kontrollit të KOSTT-it e që është mbulimi i humbjeve të konsumit për pjesë veriore të Kosovës. Përshkrimi i përgjithshëm i performancës për vitin 2022, indikatorët kyç të performancës tregojnë se gjatë 2022-s janë realizuar përveç treguesit që ka të bëjë me kërkesën”.

“KEDS dhe KESCO kanë refuzuar faturat për muajt korrik, gusht dhe shtator për vitin 2022 dhe KOSTT-i ka ngritur kontest në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë ku vlera e faturave të kontestuar është 18.7 milionë euro”, ka thënë Mehmeti.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka pyetur për shumën e ndarë nga qeveria për pagesën e rrymës në veri për vitin 2021 dhe 2022.

“Nëse e shohim se vitin e kaluar janë ndarë 63 milionë euro e në vitin 2021 janë ndarë rreth 40 milionë euro që vlera totale është 90 deri në 110 milionë euro për dy vite”, ka thënë Mehmeti, duke bërë me dije se të gjitha mjetet jkanë paguar nga qeveria.

Kritika për pagesat në veri të vendit, ka adresuar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj. “Qeveria e Kosovës vazhdon të paguajë humbjet në veri dhe ajo që dua ta theksojë se edhe ish-qeveritë kanë paguar, por në një shumë më të vogël dhe më kujtohet se në kohën e ish-qeverisë Haradinaj janë ndarë 1 milion euro dhe LV-ja sa ishte në opozita nuk ka lënë gjë pa thënë”, ka thënë Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka vazhduar sot paradite me…