114 gjoba në Prizren për shkelje të masave anti-Covid
10 mars 2021
| 12:22
Policia në Prizren gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 114 gjoba ndaj personave, të cilët nuk kanë respektuar masat kundër Covidit .
“Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-Covid-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 114 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të Ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 8 lokale dhe nga këto janë mbyllur 4 lokale gjithsej për moszbatim te masave. Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 166 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion”, ka njoftuar policia.