114 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 114 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas IKShPK-së, 83 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë
75 me oksigjeno-terapi.
“Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 40 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive, 40 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë”, ka njoftuar IKShPK-së.
IKShPK-ja ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi.
“Spitali i Prizrenit, 7 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8pacientë, Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient”, ka njoftuar IKShPK-ja.