115 anëtarë të KP të LDK-së përkrahin Hotin për kryeministër
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës.
Nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 117 anëtarë të KP-së, prej tyre 115 janë shprehur për kandidaturën e Hotit për kryeministër, dy janë shprehur kundër, abstenime nuk ka pa, dhe shtatë nuk janë përgjigjur.
“Kam nderin t’ju njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, më 24 prill 2020 në ora 12:00, në pyetjen e shtruar: A e përkrahni propozimin e Kryesisë së LDK-së që z. Avdullah Hoti të përcaktohet kandidat për Kryeministër, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 117 anëtarë të KP, prej tyre 115 janë shprehur për (Po), 2 janë shprehur kundër (Jo), abstenime nuk ka, dhe 7 nuk janë përgjigjur”, thuhet në deklaratën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
/Epoka e re/