116 aktakuza për 24 orë
24 dhjetor 2019
| 11:54
Gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë në Kosovë kanë ngritur 116 aktakuza kundër 129 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatave kompetente janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.