Humanisti Kastrati do ta bëjë nesër me shtëpi një veteran të UÇK-së
13 dhjetor 2018
| 22:00
Kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë me dije se nesër (e premte), me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës do t’i shpërndajë një palë çelësa për një veteran të luftës së UÇK-së.
“‘Jetimat e Ballkanit’ me këtë rast do të ia bëjnë një surprizë të madhe një veterani të luftës i cili përveç sëmundjes së rëndë jeton edhe me kushte shumë të rënda”.
“Ah sa emocionuese për mua me e bartë uniformën të cilën dikur e mbante vëllai im tash dëshmor. Bamirës Zoti kurrë mos ju humbte”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.