117 persona në vetizolim në Drenas
Komuna e Drenasit deri më tani nuk ka të konfirmuar asnjë rast me COVID-19.
Nga 117 të vetë izoluar, 114 e kanë përfunduar vetë izolimin, ndërsa 3 janë para përfundimit të vetë izolimit dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja klinike të virusit COVID-19
Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, gjatë një takimi, ka falënderuar anëtarët e Shtabit Emergjent, administratorët, policinë, stafin shëndetësor dhe gjithë qytetarët e komunës të cilët po i zbatojnë në përpikëri të gjitha masat e nivelit qendror e lokal, është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie. “Bashkëpunimi i mirë mes të gjithë këtyre akterëve është indikator që deri më tani në Drenas fatmirësisht nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me COVID-19.
Nga 117 të vetë izoluar, 114 e kanë përfunduar vetë izolimin, ndërsa 3 janë para përfundimit të vetë izolimit dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja klinike të virusit COVID-19
Por, në mënyrë që kjo situatë emergjente të menaxhohet sa më mirë, është kërkuar koordinimi mes të gjithë akterëve relevantë për tejkalimin e pandemisë. Në këtë mbledhje, të gjithë anëtarët në mënyrë unanime kanë miratuar propozimin e kryetarit Lladrovci, për ndarjen e 2000 pakove ushqimore-higjienike (pako me 18 artikuj) për të ju dalë në ndihmë familjeve ne nevojë. Si dhe ndarjen e 1200 thasë me miell për familjet që janë të regjistruar në asistencë sociale në Komunën e Drenasit.
Ndarja e këtyre pakove ushqimore-higjienike, si dhe të miellit është planifikuar të bëhet pasi të kthehet ligjshmëria e vendimit të Kuvendit Komunal për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga CODID-19 i datës 27.03.2020 me numër 01-400-14189, për ndarjen e fondit prej 229.200 euro”, shkruan në njoftim.