11,800 zarfe me fletëvotime nga diaspora janë aprovuar, 4,950 janë refuzuar

20 shkurt 2021 | 13:44

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka thënë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë shënuar progres sa i përket përmbylljes së aktiviteteve të parapara.

Ai ka thënë se këto aktivitete janë të domosdoshme për t’u kryer që KQZ-ja të mund të shpallë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët.

Elezi ka theksuar se 11, 800 zarfe me fletëvotime nga diaspora janë aprovuar, ndërkaq 4 950 janë refuzuar.

“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 4 950 zarfe me fletëvotime”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia që drejton Albin Kurti ka arritur që të mposhtë…