119 raste të reja me Covid-19, 187 të shëruar

04 shtator 2020 | 15:03

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 119 persona në testin për Covid-19, derisa janë shëruar 187 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seleksionuesi Edy Reja ka paralajmëruar se Kombëtarja e Shqipërisë do…