12 ambasadorët liruan detyrat sipas vendimit të Qeverisë Kurti

31 gusht 2021 | 12:40

Dymbëdhjetë ambasadorë dje kanë dorëzuar detyrat që janë ngarkuar më herët në misionet diplomatike, pas vendimit të Qeverisë Kurti, konkretisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të liruar detyrën e ambasadorit.

Vendimi i ministres Donika Gërvalla potenconte se këta janë ambasadorë vetëm deri më 30 gusht, shkruan “Epoka e re”.

Pra, këta dymbëdhjetë ambasadorë nuk i kanë braktisur ambasadat, por kanë respektuar vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për lirim nga detyra.

Ndryshe qëndrimi i tyre edhe më tutje në misione diplomatike pas datës 30 gusht, do të përbente shkelje të veprës penale.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu ka miratuar më 19 maj, propozimin e Qeverisë së Kosovës për lirim të këyre ambasadorëve.

Procedurat ligjore për emërimin e ambasadorëve të rinj marrin kohë. Pas propozimit të Ministrisë së Jashtme, që bëhet në koordinim me kryeministrin, emrat për ambasadorë dërgohen në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Ky komision pastaj i dërgon emrat në Presidencë, ku pason dekretimi nga ana e presidentit të Republikës. Por, procedura nuk përfundon me kaq. Shteti pranues duhet të japë pëlqimin për ambasadorin e ri, procedurë kjo që mund të marrë disa muaj kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Klinker XH R” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…