12 biznese të reja marrin përkrahje nga buxheti i komunës së Rahoveci

21 nëntor 2024 | 21:09

Përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm dhe sipas kritereve të vendosura në thirrjen e hapur për aplikim, kanë përfituar 12 biznese të reja (START UP), ku 4 prej tyre janë femra dhe merren me veprimtari artizanale, ndërsa 8 përfituesit meshkuj, kanë fushëveprimtari të ndryshme.

“Kjo përkrahje është edhe një tregues i angazhimit tonë të vazhdueshëm për të krijuar lehtësira dhe kushte më të mira për zhvillimin e bizneseve të reja dhe për të nxitur ekonominë në Rahovec. Të rinjtë dhe ndërmarrësit e komunës sonë janë fuqia e së ardhmes dhe ne do të jemi gjithmonë pranë tyre. Punë të mbarë dhe suksese përfituesve!”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dikur hidhnin akuza ndaj njëri-tjetrit për shpifje e shkelje të…