12 gola të Mulajt në fitoren e Besa Famgasit
13 nëntor 2024
| 10:44
Talenti Olsi Mulaj shfaqi efikasitet të lartë në fitoren bindëse të Besa Famgasit ndaj Vushtrrisë.
Të martën mbrëma, Besa mposhti Vushtrrinë me rezultat 43:19 në ndeshjen e shtyrë të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Skuadra pejane shfaqi shumë më tepër dhe fitorja e saj nuk është diskutuar asnjëherë. U shqua Mulaj me plot 12 gola. Nga 6 i kishin dy talentet tjera, Jon Vokshi e Amar Muqolli, si dhe Agon Bajqinovci.
Nëntë gola për Vushtrrinë i realizoi Fitim Klinaku. Muhamet Hyseni e Lulëzim Sadiku i realizuan nga tri.
Për Besën është fitorja e gjashtë nga tetë ndeshje të luajtura. Vushtrria pësoi humbjen e pestë, ndërsa i ka edhe tri fitore.