12 mijë e 396 raste aktive me Covid në Kosovë

21 janar 2022 | 15:26

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 12 mijë e 396 raste aktive me Covid.

Sipas kësaj ministrie,  gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 2 mije e 943 raste të reja me Covid dhe një qytetar ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

“Nga 11 563 testime, 2 943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159 890. Në total numri i rasteve aktive është 12 396”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…