12 mijë e 760 raste aktive me Covid në Kosovë

16 prill 2021 | 15:19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 12 mijë e 760 raste aktive me Covid-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 100 655 raste nga 493 776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 053 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85 842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 760”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…