12 mijë njerëz presin në radhë për ushqime falas

18 prill 2020 | 09:20

Disa fotografi të bëra me dron i kanë paraqitur rreth 12 mijë vetura të njerëzve që prisnin të merrnin ndihma ushqimore në orët e para të mëngjesit në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Pamjet e siguruara me dron në një parking të madh veturash janë dëshmi e asaj sesa shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë nga shteti, madje edhe për ushqim.

Numri i personave të papunë në Shtetet e Bashkuara këtë javë shkoi në mbi 20 milionë duke e thelluar krizën ekonomike të shumë familjeve, shkruan “Daily Mail”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, i cili vjen nga…