12 milionë euro për 14 komuna të Kosovës
Në kuadër të aktivitetit qeverisja efektive lokale të USAID-it, 14 komuna të Kosovës do të përfitojnë 12 milionë euro për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve dhe transparencën e qeverisjes në nivel lokal.
Komunat që do të përfitojnë nga ky projekt janë: Kllokoti, Novobërda, Zubin Potoku, Leposaviqi, Mitrovica Veriore, Zveqani, Obiliqi, Istogu, Klina, Dragashi, Shtërpca, Graçanica, Parteshi dhe Ranilluga.
Drejtoresha e USAID në Kosovë, Lisa Magno, ka thënë se është e lumtur që kryetarët e komunave janë zotuar për qeverisje më të mirë.
“Më vjen mirë që sot kryetarët komunalë zotohen në arritjen e qeverisjes më të mirë. Jam e lumtur te bashkëpunoj me ju, mos e zhgënjeni këtë optimizëm”, është shprehur ajo.
Ndërsa, ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodziq, ka thënë se se institucioni që drejton garanton realizimin e këtij projekti. /Kosovapress/