12 pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive, dy në gjendje të rëndë

12 maj 2020 | 10:25

Në Klinikën Infektive sot janë të shtrirë për shërim 21 pacientë, ndërsa prej tyre 12 janë me COVID-19. Në raportin e Klinikës Infektive bëhet me dije se tetë raste janë në gjendje stabile, katër në trajtim me oksigjenoterapi, ndërsa dy prej rasteve në oksigjenoterapi janë në gjendje më të rënduar.

“Katër raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 2 prej tyre janë në gjendje më të rënduar, një në repart-pacient/e që është edhe në hemodializë si dhe një në Mjekimin Intensiv me gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, njoftohet se tetë raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativë për COVID -19, ndërsa në pritje të rezultatit është një pacient.

Deri më tani me COVID-19 janë shënuar  895 raste, kanë vdekur 28 persona që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkaq, janë shëruar 657 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos njihet për karakterin…