12 pacientë me Covid-19 të shtrirë në Klinikën Infektive, kjo është gjendja e tyre
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë me dije se në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 12 pacientë të cilët janë të prekur nga Covid-19.
Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se prej tyre katër pacientë janë në gjendje të rëndë.
Njoftimi i plotë i Hotit në “Facebook”:
Raport nga Klinika Infektive-QKUK
Prishtinë, 16 maj 2020
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19.
Prej tyre:
8 pacientë janë në gjendje stabile;
4 në gjendje më të rëndë (prej të cilëve 2 janë me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në Mjekim intensiv).
3 pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ në Covid-19 e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse 3 të tjerë janë në pritje të rezultateve për SARS-Cov-2 (Covid-19). (L.G/ Epoka e re)