Qeverisë i dërgohen 12 emra për anëtarë të bordit të PTK-së

19 mars 2018 | 11:27

Nga 24 kandidatë të cilët i janë nënshtruar intervistës për anëtar të bordit të Postës dhe Telekomit të Kosovës, janë përzgjedhur 12 prej tyre.

Emrat e 12 kandidatëve më të mirë do t’i dërgohen Qeverisë së Kosovës e cila pastaj do t’i përzgjedhë gjashtë prej tyre.

Sipas renditjes së pikëve që është nënshkruar nga komisioni përzgjedhës janë propozuar këta emra:

Fidel Krasniqi, Besa Shatri-Berisha, Enis Berisha, Sead Ujkani, Muhamet Spahiu, Arsim Gosalci, Kujtim Xhelili, Osman Ejupi, Suzana Andjelkovic, Armend Osaj, Qemajl Ahmeti dhe Genc Rraci.

Kompania angleze e ka përkrahur dhe aprovuar listën e 12 kandidatëve të kualifikuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Presidentit të Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e…