12 qershor 1999, hyrja e fshehtë e rusëve në Kosovë gati pati nxitur konflikt të armatosur me forcat britanike

12 qershor 2021 | 23:06

Natën e 12 qershorit të vitit 1999 një batalion i parashutistëve rusë kishte bërë përpjekje për të marrë në kontroll aeroportin e Prishtinës. Atëkohë i menjëhershëm kishte qenë reagimi i presidentit amerikan Bill Clinton i cili i kishte kërkuar ish-presidentit rus Boris Yeltsin, që ta ndalë vendosjen e trupave ruse në Kosovë madje duke ia bërë të qartë se nuk do të lejohet asnjë plan për ndarjen e Kosovës.

Pas 78 ditë bombardimesh trupat e NATO’s kishin planifikuar të zbarkonin në Aeroportin e Prishtinës. Por ata u zunë në befasi kur panë se tashmë Aeroportin e Prishtinës e kishin marrë nën kontroll forcat ruse.

Një hyrje e tillë e rusëve në Kosovë gati sa nuk pati nxitur edhe konflikt të armatosur ndërmjet forcave britanike dhe ushtarëve rusë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia nuk kishin planifikuar të lejonin praninë ruse në Kosovë.

22 vjet pas historiani Lulëzim Nika sjell disa dokumente të deklasifikuara nga biblioteka e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ndërkohë edhe një bisedë të këtij të fundit me ish-presidentin rus Boris Yeltsin e realizuar më 13 qershor 1999.

Clinton në bisedë ia kishte bërë të qartë ish-presidentit rus se duhet të ndalë dërgimin e ushtarëve rusë në Kosovë.

“Disa nga partnerët tanë në rajon janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar se ushtria juaj ka në plan të cenojë hapësirën e tyre ajrore për të dërguar trupa shtesë në Kosovë. Unë e di se ju nuk do të lejoni që ushtria e juaj ta bëjë këtë. Do të ishte një akt i barabartë me luftën. Boris, më duhet të ju kërkojë të udhëzoni ushtrinë tuaj të ndalë vendosjet e reja të ushtarëve në Kosovë. Kjo mund me të vërtetë të na vendosë në mosmarrëveshje si dhe po prish besueshmërinë e Rusisë”, citohet t’i ketë thënë Clinton- Yeltsinit.

Sipas historianit Nika dhe dokumenteve Rusia kishe vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës.

Me 14 qershor të vitit 1999 në një bisedë tjetër telefonike Clinton i kishte thënë ish-presidentit rus se janë tre pika që duhet të respektohen:

1. Operacioni duhet të jetë ushtarakisht i efektshëm
2. Duhet siguruar harmoni komandimi
3. Nuk do të lejohet as perceptimi e as realiteti që të ndahet Kosova./RTK

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Belgjika e ka nisur me këmbën e mbarë, pasi mposhti…