
12 raste të reja me Covid-19
10 maj 2020
| 11:44
12 raste të reja janë konfirmuar pozitivë në Shqipëri me koronavirus. Të shtruar në dy spitalet COVID janë 29 pacientë. E që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 23 qytetarë. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri 650 qytetarë ose rreth 75 % janë shëruar.
(B. D.: “Epoka e re” )