12 raste të reja me Covid-19 në Gjilan, ky është mesazhi i Lutfi Hazirit

18 qershor 2020 | 21:10

Nga 63 testime për Covid-19, 12 kanë rezultuar pozitiv në qytetin e Gjilanit. Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri ka thënë se rastet e reja janë raste kontakti.

Sipas tij, lajm i mirë për qytetarët e Gjilanit është fakti se janë negativizuar nëntë raste nga ritestimet. “Nga 63 të testuar sot, 12 raste rezultuan pozitive. Këto infeksione janë nga kontaktet e 9 të infektuarave nga dy ditët e kaluara. Po ashtu, edhe nesër presim një numër të testimeve. Lajmi i mirë është se janë negativizuar nëntë raste nga ritestimet”, ka shkruar Haziri në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hazirit në “Facebook”:

#Dita97. Nga 63 të testuar sot, 12 raste rezultuan pozitive. Këto infeksione janë nga kontaktet e 9 të infektuarave nga dy ditët e kaluara. Po ashtu, edhe nesër presim një numër të testimeve. Lajmi i mirë është se janë negativizuar nëntë raste nga ritestimet.

Lutja ime t’i perbaheni distancimit social dhe masave mbrojtëse. Po kalojmë një kohë të vështirë të rikthimit të infeksionit. Duhet ta mundim bashkë. Përshtatu masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen.

Ne kemi informacione të sakta mbi burimet e të infektuarve, por vrusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund!

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia që…