12 raste të reja me Covid dhe 1 627 të vaksinuar

25 nëntor 2021 | 15:35

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 12 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid.

Sipas kësaj ministrie, gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 1 627 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 610 960 doza të vaksinës. Deri më sot 759 134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 1 559 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 743. Në total numri i rasteve aktive është 323”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistët e disa organizatave joqeveritare, më 25 nëntor, kanë mbuluar…